Universitetet vaksinim për pedagogët e studentët, Manastirliu: Garanci për vitin e ri akademik!
Dritare.net
Për të shmangur infektimet nga kovidi dhe për të patur një mbrojtje më të lartë ndaj virusi, Ministria e Shëndetësisë ka ngritur pika vaksinimi në çdo universitet të vendit.
Duke i dhënë prioritet vaksinimit të pedagogëve dhe studentëve në kuadër edhe të afrimit të nisjes së vitit të ri akademik, me programin e vaksinimit synohet shtrirja e kësaj fushate tek të gjithë grupet për të patur një proces mësimor më të sigurt.
“Dyert e universiteteve janë hapur më herët, për të vaksinuar pedagogë e studentë, si një garanci më shumë, për të siguruar një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag. Me programin tonë të vaksinimit në komunitet, kemi nisur vaksinimin anticovid me ekipet tona mjekësore në çdo universitet të vendit”, shkruan Manastirliu./M.T/dritare.net