Vasil Bedinaj poston video me personin që qëlloi me grusht: U zumë dhe u pajtuam
Dritare.net
Biznesmeni Vasil Bedinaj reagon pas videos që qarkulloi sot në internet, pasi qëlloi me grush një pushues. Bedinaj postoi një video në të cilën thotë se ngjarja ka ndodhur një muaj e gjysmë dhe u sqaruan me njëri-tjetrin brenda 30 minutash.
“Të nderuar bashkëqytetarë, ju që sot keni dëgjuar dhe lexuar lajme pafund për ne. Ne jemi dy komshinj, dy pronarë që shpërbejmë për turizmin nga mëngjesi deri në darkë. Dhe patjetër jemi me mish e me gjak. Kemi gabuar dhe për këtë u kërkojmë ndjesë pas 30 minutash. Dhe kjo është një histori që ka ndodhur para një muaji e gjysmë, nuk ka lidhje me ditën e sotme.
Ne sot po u shërbejmë të gjithë atyre që zgjedhin Vlorën si destinacion turistik, që tashmë e dinë që është një qytet turistik, që i ka të gjitha kushtet dhe unë këtu dhe komshia im këtu, në zonën më të mrekullueshme të Radhimës bëjmë të pamundurën nga mëngjesi në darkë për t’iu shërbyer të gjithëve. Dhe për të krijuar një imazh pozitiv. Edhe një herë u kërkojmë ndjesë për atë që keni parë sot nga portalet dashakeqëse, që në radhë të parë dëmtojnë imazhin e një qyteti turistik, por edhe të tonin personal.
Te gjithë gabojmë dhe të gjithë i kërkojmë falje njëri-tjetrit. Kjo është më kryesorja, që vazhdojmë të punojmë për një qytet të bukur, për një zonë turistike të bukur. Ka ndodhur diçka, i kemi kërkuar falje, kemi përqafuar njëri-tjetrin po atë ditë, para një muaji e gjysmë ky muhabet.
Më e rëndësishme për ne është që ta na kuptoni. Që jemi dy qytetarë dhe jo një pronar dhe një qytetar, apo një pronar edhe një turist. Turistët i mbajmë në pëllëmbë të dorës. Ju mirëpresim në Vlorë, në hotelet e mia, apo në Jetski që të kaloni kohë të mrekullueshme në zonën e Radhimës. Ju përshëndesim dhe njëherë ndjesë për atë që keni parë sot, nga ata që nuk na duan të mirë në këtë qytet.", thotë Vasil Bedinaj./K.C/dritare.net
Δείτε αυτή τη δημοσίευση στο Instagram.