Vrasja e 71-vjeçarit në Elbasan/ Taulant Balla e Flamur Noka me qëndrime të ndryshme!
Dritare.net
Është vrarë pas 5 orësh rezistencë Lefter Zhidru në Elbasan.
Në lidhje me ekzekutimin e tij, Flamur Noka i Partisë Demokratike, dhe Taulant Balla i Partisë Socialiste, kanë qëndrime të ndryshme.
Teksa Noka, thotë se kjo ngjarje është e turpshme për shtetin, Balla thotë se Policia e Shtetit ishte në krye të detyrës për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.
Statusi i Taulant Ballës:
Policia e Shtetit është në krye të detyrës në mbrojtje të jetës së qytetarëve dhe garantimit të rendit publik.
Shërim të shpejtë dy djemve të rinj që pabesisht teksa kalonin rrugën ranë pre e sulmit sot në Elbasan.
Policia bëri gjithçka mundi dhe ashtu siç duhej, por askush nuk mund të guxojë të rrezikojë jetën e qytetarëve dhe të punonjësve të Policisë
Statusi i Flamur Nokës
“E turpshme per shtetin. Neveri per pushtetin .Kjo ngjarje tregon se kemi nje shtet qesharak. Ju beri zbor nje plak 71 vjecar…dhe e vrane. Jo nje kriminel por nje plak me neuroze ….
Nje polici e tere gjithe diten ne Elbasan e dorezuar perballe jo nje krimineli , por nje plaku ..
Nje polici e paafte ta arrestoje . Imagjinoni kete pushtet kete polici te Llesh Kimikut ne beteje me krimin …
Turp. 25 Prilli eshte zgjidhja ., eshte shpetimi per shqiptaret./ I.M-Dritare.net