Sali Berisha dhe Ilir Meta janë lisa të prerë. Kështu i cilësoi gazetari Artur Zheji dy politikanët në Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, ndërsa thotë se karriera e tyre politike tashmë është e mbyllur.
Artur Zheji:Sali Berisha është një lis i prerë.
Roland Qafoku: Po Meta ështe lis i prerë? E mbylli karrierën politike?
Artur Zheji: Nuk ka shanse të tjera. Është e dhimbshme, por kjo është e vërteta. Ai po përpiqet ta minimizojë goditjen. Karrierat e tyre morën një goditje shumë të madhe.
Roland Qafoku: Ju besoni që SPAK-u është institucioni që ne kemi dëshiruar, apo është bandë kriminale siç thotë Sali Berisha?
Artur Zheji: Këto gjëra i ka thënë edhe Berluskoni më përpara kur i akuzonte thoshte: “Pelerinat e kuqe. Mua më persekutojnë komunistët!” Fitoi edhe zgjedhjet me këtë tezë. Popujt ngjajnë në budallallëkun e tyre./K.C/dritare.net