Na ndiqni edhe në

Opinione

Çfarë ke bërë ti sot për atdheun?

Çfarë ke bërë ti sot për atdheun?

Nga Etleva Kondakçiu

Çfarë ke bërë ti sot për atdheun?

Unë sot asgjë. As kafe nuk kam pirë akoma. Po, po, edhe kafja ndihmon. Të jep pak më shumë energji, shtysë. Ka ca që pinë edhe kafe pa sheqer fare, e pinë ashtu, shqeto. Ca e pinë të bardhë. Secili sipas t'vetës.

Ama ditë të tjera të vitit, edhe pa sebep fare, unë bëj ndonjë gjë të vogël, ndonjë gjë që më lodh shumë e që dikujt tjetër mund t'i duket krejt e pamend.

"Vë në punë" fëmijët, të rinjtë. Mundohem t'u vë në punë trurin, të njohin vlerën e punës, nga e cila rrjedh gjithçka. Edhe organizimi i një loje, një debati pas një zënke fëmijësh, ka vlerë. Ashtu, mes lojrash, dikush bëhet lider, dikush "i fortë", dikush i zoti për të gjetur gjithmonë gjuhën, për të pajtuar, për të falur e për t'u gëzuar. Prej tyre varet nëse do të ketë apo jo një atdhe, ku do duan të rrinë apo një vend nga i cili do duan t'ia mbathin.

A të dëgjojnë ata nëse u thua "Rri, rri këtu më mirë! S'ka si vendi yt!"?

A ka, në fakt, më mirë se vendi yt?

S'e di. E di që ka gjëra shumë më të mira tjetërkund, po seç ka këtu që s'e gjej askund./dritare.net