Na ndiqni edhe në

Opinione

Intifada e Berishës si tender i pakërkuar ndërmjet Micotaqisit dhe 5 Yjeve

Intifada e Berishës si tender i pakërkuar ndërmjet Micotaqisit

Nga Ylli Pata

Nga e marta në të enjte, Foltorja zhvendosi gueriljen nga bashkia e Tiranës në Parlament.

Dhe kjo nuk se ndodhi rastësisht, por ndodhi si një element politik më shumë për të pasuruar fushatën e atyre aktorëve në Europë që janë kundër Edi Ramës. Përkatësisht Qirjako Micotaqisit në Greqi dhe të majtës ekstreme në Itali.

E nuk është çudi që mediat greke pro qeverisë dhe italianët pro opozitës kanë shkruar se Tirana po ndizet pas vizitës së Giorgia Melonit në Tiranë.


Po pse fotorja e zhvendosi aktivitetin brneda ditës nga bashkia në Parlament ? Sepse kjo opozitë nuk se ka kauzë, por vetëm llogaritje, dhe këto të diskutueshme. Sot intifada e foltores në Kuvend nuk ishte axhendë e saj, por një akt politik për të dhënë sinjal në Athinë dhe në Romë se në Tiranë ata kanë një partner.


Një veprim në fund të fundit edhe logjik. Por çfarë do të ndodhë nëse në zgjedhjet europiane do të humbë kjo kauzë?

Gjithsesi, duket se kleçka qëndron në një deklaratë të Edi Ramës një ditë pas intervistës në RAI 3, që duket se e ka destabilizuar Sali Berishën.

Rama deklaroi se shqiptarët duhet ta braktisin përfundimisht atë pjesë të politikës që këkron të rrësojë vendin dhe shqiptarët. Që ishtr qartë një avancim i ofertës për të zvogëluar konsensusin politik të foltores. Deklarata e Ramës nuk se është një rrugr në qiell të pastër pasi ka 14 majin si rekord politik, megjithatë mund të konsiderohet si provokacion.

Por Rama, ka dashur ta fusë opozitën shqiptare nën një mekanizëm politik me Micotaqisin dhe të majtën italiane. E në fakt ja ka arritur. Ajo që ndodhi para parlamentit nuk ishte gjë tjetër vetëm si jë shesh xhirimi për mediat italiane e greke që mbështesin kundërshtarët e Edi Ramës në Romë e Athinë.

Në këtë rast Rama i ka bërë llogaritë, edhe nga sondazhet, po Berisha jo se nuk ka mundësi. Po të mos ta bënte nuk do llogaritej tentoi, madje duke kërkuar që të rihyjë në grupin parlamentar të PD-së me shpresën se diplomacia europiane do ta thoshë një fjalë.

Siç thotë Monika Kryemadhi dhe Çim Peka ; nuk e ka rruajtur askush!/dritare.net