"A janë rritur apo jo pagat?"/ Rama: Këto shifra japin përgjigjen e qartë!
E Mërkurë 7 Tetor 2020, 08:08
Dritare.net
Një ditë më parë, kryeministri, Edi Rama njoftoi se, mjekëve do t'u rritet paga me 40%. Lajmi i mirë është se edhe mësuesve do t'u rritet rroga, me 15%. Sot kryeministri ka postuar në Facebook disa shifra nga fondi i rritjes së pagave në sektorin publik. Sipas të dhënave të postuara nga Rama, është një fond prej 71.1 miliardë lekësh vetëm për rritjen e pagave.
"Mirëmëngjesi! Dhe me këto dy shifra për fondin e pagave të shtetit, për thuajse të njëjtin numër punonjësish, ku mund të shihni përgjigjen e qartë të pyetjes, "A janë rritur a s'janë rritur pagat?", ju uroj një ditë të mbarë!"- shkruan Rama./K.C/dritare.net