Alibeaj pas takimit me zyrtaren e DASH: SHBA kërkon një PD pro-amerikane!
Dritare.net
Kryetari i Komanduar i PD Enkelejd Alibeaj zhvilloi sot një takim me zyrtaren e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Karen Donfried, e cila mbërriti mbrëmjen e djeshme në Shqipëri në kuadër të një turi që po zhvillon në Ballkan. Alibeaj në një prononcim për mediat pas takimit të tij me Donfried, tha se SHBA kërkon një opozitë të fortë, pro amerikane dhe që sheh nga e ardhmja.
“Diskutuam për çështjen e së drejtës dhe luftën ndaj korrupsionin. I shpreha qartësinë tonë për t’i çuar para këto sfida. Nuk mund të lija pa diskutuar marrëdhënien e posaçme të PD me SHBA, me kënaqësi vura re mbështetjen e kësaj lidhjeje nga zonja Donfried. Mora mbështetjen e saj, për një opozitë të qëndrueshme, pro amerikane e cila sheh nga e ardhmja”, tha Alibeaj./L.F-dritare.net