Balla-opozitës: Propozoni ju të parët. Berisha të jetë jashtë procesit!
Dritare.net
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se opozita duhet të propozojë emra konkretë për postin e presidentit. Balla tha se mazhoranca nuk do të propozojë emra, para opozitës. Edhe një herë Balla përsëriti se kushti i vetëm që mazhoranca ka vendosur për opozitën, është që pjesë e këtij procesi të mos jetë Sali Berisha.
“Nga sot deri në fund të këtij procesi kanë ngelur 4 raunde. 2 prej tyre i takojnë opozitës, 2 shumicës. Kemi pasur gjithmonë dëshirën të ulemi të gjithë bashkë si sot. Shumë mirë që jemi 4 grupet sot në një sallë. Ju Alibeaj thoni opozita të ketë të drejtën e propozimit , unë jam dakord por jo të keni monopolin apo ekskluzivitet. Të drejtën e propozimit e ka pasur çdo palë.
Natyrshëm që nuk propozojmë kandidatë pa e propozuar ju. Ju propozoni, ne do ta mendojmë dhe më pas kemi edhe ne të drejtën e propozimit.
Që presidenti të zgjidhet duhet të gëzojë të drejtën e 20 firmave. I keni ju 20 firmat? Silleni kandidatin, opozita mund të sjellë 3 kandidatë. Ne kemi vendosur një kusht që kandidatë që vijnë nga katrani me bojë nuk pranojmë. ", tha Balla./L.F-dritare.net