Berisha vijon sulmet ndaj Yuri Kim: Kërkonin të mos kishte opozitë në Shqipëri!
Dritare.net
Takimi i radhës i Sali Berishës, në kuadër të fushatës për kreun e PD ishte në qytetin e Lezhës.
Ndër të tjera, në fjalën e tij Berisha përmendi se opozita e vërtetë në Shqipëri u rikthye në gjysmën e dytë të vitit 2021 dhe vazdoi me sulmet ndaj George Soros dhe ambasadores së SHBA, Yuri Kim.
“Fatkeqësisht ne kishim kundër, ndoshta mafien më të rrezikshme ndërkombëtare atë të Geroge Sorosit, censura, kërcënime nga më të shumtat u bënë ndaj jush. Dështuan deklarata e përsëritura të guvernatores, e cila jashtë çdo lloj parimi, në çdo hap të rëndësishëm që bënin do të bënte një deklaratë për tu dekurajuar ju.
Në të gjitha kushtet ne arritëm në një betejë epike demokratike kundër autokracisë që kërkonte të mos kishte opozitë Shqipëria, kërkonte ta tërhiqte për hundësh opozitën dhe ta kishte thjesht një freskore. Të tjerë kërkonin t’ia emëronin vetë kryetarin, të mos e zgjidhnit ju. Përdorën procese gjyqësore të të gjitha formave por rezultati ishte dështimi. Ne arritëm në të drejtën tonë që sot të jemi opozitë e vërtetë e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Berisha/M.K/dritare.net