Na ndiqni edhe në

Politikë

Braçe për detyrën si zv/kryeministër: Një përvojë e çuditshme pushteti. Por nuk hyra dhe as nuk u largova si hajdut!

Braçe për detyrën si zv/kryeministër: Një

Erion Braçe nuk është më pjesë e qeverisë së re. Ai u largua nga posti i zëvendëskryeministrit dhe për të ka qenë një përvojë e çuditshme pushteti, por e vlefshme. Përmes një postimi në facebook Braçe shkruan përshtypjet e punës së tij në zyrën e zëvendës kryeministrit, për dy vjet e gjysmë.

“Te premten qe shkoi puna ime ne qeveri u mbyll; marredhenia e krijuar nga deshira per ti sherbyer njerezve ne ate nivel mbaroi.

Mbase edhe me heret, qyshkur u kufizua ne limitet e rutines qe here me ngjante me dezhurnin ne gjimnaz dhe, heren tjeter me detyrimin per te respektuar nje kod etike me marredhenie brenda.

Nje pervoje e cuditshme pushteti, karrigeje, e komplikuar, qe as e doja e as e kerkova-ma kerkuan, as e pranova si te tille e as me pranoi.

Por e vlefshme patjetër. Nga jashte nuk do ta kisha njohur kurre deri ne detaje. Madje edhe veten, vene ne prove kush e di sa here nga dallimi mes asaj qe vjen si deshire, strukturohet si mendim, arrin ne veprim dhe tamam ketu behet i pamundur, madje edhe tjetersohet, shoqeruar nga pamundesia per te folur, shpjeguar e mbrojtur publikisht-Kodi Etik.

Nje gje ja them kujtdo ama: Pata lirine te kondershtoj, te them JO.

Kam votuar pro me bindje, kam firmosur po aq i bindur cdo vendim ne favor te se mires publike, ashtu sic kam firmosur formalisht, sipas ligjit per shkak te kryesimit te mbledhjes, shoqeruar me mendimin tim kundershtues ne perputhje me parimet e bindjet e mia;

Nuk hyra si hajdut dhe as nuk u largova si hajdut.

Ne 2 vite e gjysme kuptova qe e gjitha eshte ceshtje vullneti, te vjedhesh ose jo, te lejosh te vjedhin ose jo; patjeter ceshtje drejtesie.

Sot eshte nje dite tjeter, e re aq sa lejon pervoja e gjate ne kuvend te jete e tille; por jam ne habitatin tim ama! Sot eshte gjithashtu tamam dita qe te falenderoj 5 gra e vajza-zyra ime kaq ishte,

Ejanen, Elden, Ilven, Entelen, Klaudian;

Kane perballuar gjithcka, nga pergatitjet per mbledhjet e qeverise tek cdo proces ligjor e jo vetem ne administaten publike, sherbimet, integrimin, parandalimin e pastrimit te parase se zeze, zhvillimin territorial dhe kohezionin, objektivat e zhvillimit te qendrueshem, perdorimin e parase publike dhe rregullat e reja te prokurimit publik…

Ju jam shume mirenjohes per gjithe sherbimin tuaj politik, civil, profesional, konkret, te drejte e te ndershem!”, shkruan Braçe në facebook./L.F-dritare.net