Fatbardh Kadilli dorëzon kandidaturën për kryetar të PD: Gara është e pabarabartë!
Dritare.net
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli dorëzoi sot në selinë e PD kërkesën zyrtare për të kandiduar në zgjedhje kryetar të kësaj force politike. Sipas Kadillit kjo garë është e pabarabartë.
"Dorëzova edhe formalisht kërkesën për kandidimin për kreun e PD-së. Është një moment shumë i rëndësishëm në PD, është një moment kthese. Ndonëse është një garë asimetrike sa i përket mjeteve në dispozicion të kandidatëve. Ne kemi kryetarin që nuk del nga zyra.
Por ka dhe një asimetri tjetër, është asimetria morale në të cilën ndjehem shumë herë më superior. Vij në këtë garë dhe ballafaqohem me vlerat, zotësia për të mbajtur fjalën e dhënë, aftësia e demonstruar në 30 vite për të qenë besnikë me institucionin e PD-së, jam njeriu që kam kontribuar me pastërti, nuk do të tradhtoj asnjë nga demokratët edhe në këtë proces", tha Kadilli./L.F-dritare.net