LSI voton sot për Kryemadhin dhe strukturat drejtuese të partisë!
E Shtunë 21 Nëntor 2020, 10:10
Dritare.net
Lëvizja Socialiste për Integrim prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm ka nisur procesin zgjedhor për strukturat e reja drejtuese të partisë, që do të zgjasë deri në orën 16:00. Përveçse online, anëtarët mund të votojnë edhe në 51 qendrat e votimit, që janë vendosur në të gjithë Shqipërinë.
Përmes një komunikimi për shtyp, ish-deputetja Silva Caka, tha se 'në çdo qendër votimi është ruajtur distanca fizike, janë vendosur ato që quhen baza higjienike, pra maska, dezinfektantë për duart, dezinfektantë për pajisjet e qendrës së votimit'.
Konventa Kombëtare e LSI do të zhvillohet më 5 dhjetor, në të cilën do të zgjidhen strukturat e reja drejtuese./L.F-dritare.net