Rama i përgjigjet Bashës: Po nxit panik me dezinformimet e përditshme!
Dritare.net
Kryeministri Rama, i është përgjigjur kreut demokrat Lulzim Bashës, i cili akuzoi Ramën se nuk po merr asnjë masë për pandeminë. Basha tha se sistemi shëndetësor është në kolaps, pasi qeveria ka humbur kontrollin ndaj virusit. Kryeministri shkruan në Twitter, se përpjekja e tij për ta bërë kovidin pjesë e frontit opozitar është qesharake, dhe se spitalet nuk janë në kolaps. Kreu i qeverisë, akuzon Bashën se po synon të nxisë panik me dezinformimet e përditshme.
“Lulëzim është jo vetëm e kotë po edhe e ulët rrekja jote për ta bërë Covidin pjesë të frontit qesharak opozitar! Kjo luftë është e vështirë për çdo shtet, s'ka si të jetë e lehtë për Shqipërinë, por spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps siç predikon ti dhe lufta vazhdon papushim!
Ti synon panikun dhe çoroditjen me dizinformimet e përditshme, por kjo sjellje mizerabël prej kalamani të llastuar që do me çdo kusht lodrën e vet, do të të kthehet mbrapsht si një shuplakë më shumë nga ky popull që nuk e bën dot për budalla, as ti,as Mona,as Likja e as Saliu!”,s hkruan Rama./L.F-dritare.net