Rama paralajmëron deputetët: Po nuk erdhët në Kuvend, ju heq rrogën!
E Martë 19 Prill 2022, 15:03
Dritare.net
Në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste ditën e sotme, me dyer të mbyllura, kryeministri Edi Rama u tërhoqi vëmendjen deputetëve socialistë lidhur me mungesën e tyre në sallë gjatë seancave plenare.
Rama tha se pjesëmarrja është e nevojshme që të votojnë për ligjet dhe paralajmëroi se nëse do vazhdojnë me mungesa do të ketë heqje pagash si ndëshkim.
Sipas tij, nëse nuk e zbatojnë këtë rregull ata do të ndëshkohen me heqjen e e 1/3 të pagës për çdo mospjesëmarrje në votim. Po ashtu, Rama ka përmendur se hapi i parë mund të jetë zbritja e pagës, por nuk përjashtoi edhe ndëshkime të tjera./M.K/dritare.net