Rithemelimi kundër propozimeve të Alibeajt: Akt tradhëtie ndaj demokratëve!
E Hënë 9 Maj 2022, 11:11
Dritare.net
Zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo e cilësoi akt tradhëtie ndaj demokratëve draftin e propozuar nga Enkelejd Alibeaj për zgjedhjen e presidentit të ri.
"Për propozimin e kandidatit nga Basha-Alibeaj. Ky është propozuar nga pseudo-pozita. Në këtë kontekst marrëveshja Rama-Bash-Alibeaj është një akt tradhëtia ndaj PD-së.
Ky dokument është një akt keqpërdorimi dhe keq shfrytëzimi, me farsën e zgjedhjes së presidenti. Kriteret janë shpallur nga Rama. Por nëpërmjet binomit Alibeaj-Rama, po nxjerrin një emër. PD dënon marrëveshje Rama-Basha-Alibeaj. Një lojë e neveritshme me domokratët dhe popullin opozitar. Deputetët të distancohen nga loja e Rama-Basha", u shpreh Garo./Xh.Xh/dritare.net