Spiropali: Jam grua dhe nënë që jam sulmuar nga presidenti i vendit
Dritare.net
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali duke folur për ndryshimet dhe shtesat në ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi, ka marrë në shembull gjuhën e presidentit Meta ndaj saj. Spiropali tha se është përballur me një gjuhë urrejtjeje nga presidenti i vendit, po kështu edhe nga zëdhënësi i tij.
"Një gjuhë ndaj diskriminimit gjinor, e gjen nga Presidenti i Shtetit. Unë jam një ministre, grua, nënë që jam përballur me atë që luan rolin e institucionit të Presidentit. Jo vetëm zëdhënësi, grupi afër tij apo partia që ka degraduar, por vetë Presidenti përdor gjuhë urrejtje. Nuk është puna për mua, dhe di të mbrohem, nuk më heshtin dhe intimidojnë. Është puna e shembullit që jep Presidenti për gratë, vajzat dhe qytetarët që duan të kenë institucione të rregullta, që mos përdorin gjuhë misogjene, seksiste diskriminuese. Si ka mundësi të bjerë në nivele të tilla jo vetëm komunikimi i Presidentit, por institucionit, jo vetëm Ilir Metës por edhe zëdhënësve. Në ’99 jam larguar nga Shqipëria kur Ilir Meta dhe kryetarja e LSI vidhnin votat në FRESSH dhe PS, unë jam larguar me bursë të plotë nga Shqipëria, dhe jo me paratë e babait në Londër. Duhet theksuar, se s’mund të guxojë një njeri që ka marrë peng në gjithë vendi jo vetëm Presidencën. Të lexojë konventat, bashkë me ata që kanë dalë mendsh. E kanë nga dëshpërimi. Ne do luftojmë, po luftojmë dhe do luftojmë për një Shqipëri evropiane, reformën në drejtësi, që qytetarët të kenë të drejta të barabarta. Do luftojmë për trashëgiminë kulturore dhe historike. Nuk na mposhtin dot. Qytetarët që na votojnë s’janë mesjetarë. Jo vetëm gratë e qeverisë që i quajnë kukulla rëndomë, pasi kemi kaluar 25 ligje të paktën për barazi gjinore, jo duke bërë fjalë por punë. Kjo është arritja jonë e mazhorancës dhe s’mund ta zhbëjnë ata, dhe në 25 prill do e marrin përgjigjen për gjuhën e tyre", tha Spiropali./L.F-dritare.net