Tha se nuk e njeh planin ekonomik të PD, Basha i përgjigjet Ramës: Ka kohë që nuk dëgjon
Dritare.net
Kreu demokrat Lulzim Basha, sot ka zhvilluar një konferencë me gazetarët. Ai u shpreh se shteti nuk po bën asnjë reagim për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë. Në përgjigje të kryeministrit Rama, që tha sot se nuk e kishte dëgjuar planin ekonomik të PD-së, me 5 pika, Basha tha se kryeministri ka vite që nuk dëgjon qytetarët.
"Njerëzit nuk marrin asnjë ndihmë dhe asnjë reagim nga shteti. Kemi të dhëna të tjera tronditëse që tregojnë se situata është e vështirë. Shëndetësia është në kufijtë e kolapsit ndërsa stafi mjekësor ka arritur kulmin. Siguria e fëmijëve dhe e mësuesve është në mëshirë të fatit, qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të korrigjuar problemet e mëdha që nga furnizimi me ujë për të larë duart e deri në dezinfektimin e klasave. Ndërkohë pyetjes tuaj nëse ka ndërmend ta zbatojë planin me 5 pika që ne kemi shpalosur prej javësh, Rama tha se nuk ka dëgjuar këtë plan. Ka javë, muaj e vite që njerëzit nuk dëgjon njerëzit, biznesin e ndërmarrjen. Nuk dëgjon mjekët që kanë javë që kërkojnë atë që u është premtuar", tha Basha./L.F-dritare.net