A mund ta ulni kolesterolin me ushqim? Çfarë thotë shkenca!
Dritare.net

Shpesh, në moshën e mesme, mjeku ju thotë se kolesteroli, sidomos LDL-ja (“kolesteroli i keq”) është i lartë. Para se të rekomandohen ilaçet, ndryshimi i dietës mund të ketë efekt po aq të madh.
Si funksionon kolesteroli?
Trupi ka nevojë për të dhe shumicën e prodhon mëlçia. LDL-ja e transporton atë nëpër gjak. Kur ka pak receptorë LDL në mëlçi, kolesteroli grumbullohet. Yndyrnat e ngopura (gjalpë, djathë, vaj kokosi, mish i yndyrshëm) ulin numrin e receptorëve dhe rrisin kolesterolin. Ulja e tyre në dietë ndihmon që LDL-ja të pastrohet më shpejt.
Cilat ushqime e ulin kolesterolin?
Disa ushqime parandalojnë ri-thithjen e kolesterolit në zorrë. Ndihmojnë sidomos:
Fibra viskoze (tërshëra, elbi, mollët)
Fitosterolët (arra, fara, produktet e pasuruara)
Kombinimi i tyre ka efekt të fortë.
Dieta e Portofolit
Në studime klinike, një përzierje me: proteinë soje, bajame, fibra viskoze,
dhe fitosterole bimore, ulin LDL-në me rreth 30% brenda 4 javësh, një rezultat i ngjashëm me statinat. Nuk kërkohet një plan strikt. Mund të zgjidhni arra të ndryshme, fara, proteina bimore dhe erëza si shafrani, farat e lirit, sumaku dhe hudhra pluhur, të cilat gjithashtu ndihmojnë.
Po, ushqimi i duhur mund të ulë ndjeshëm kolesterolin, mjafton të kufizoni yndyrnat e ngopura dhe të shtoni perime, fibra, arra, fara dhe proteina bimore në dietë./K.C/dritare.net