CEO i Moderna: Vaksina jonë ofron mbrojtje për disa vite
Dritare.net
Vaksina e Covid-19 e prodhuar nga Moderna mund të ofrojë mbrojtje deri në dy vjet, tha shefi ekzekutiv i kompanisë të enjten, edhe pse ende duhen më shumë të dhëna për të bërë një vlerësim përfundimtar. Kompania bioteknike e SHBA-së, e cila habiti botën vitin e kaluar duke dalë me një vaksinë kundër sëmundjes së shkaktuar nga virusi i ri vetëm për disa javë, mori miratimin nga Komisioni Evropian të mërkurën. Duke pasur parasysh se zakonisht zhvillimi i vaksinave kërkon vite, kohëzgjatja e mbrojtjes së këtyre vaksinave është ende një pikëpyetje, informon dritare.net
"Skenari i frikshëm që u paraqit nga mediat në pranverë, se vaksina do të funksiononte vetëm për një ose dy muaj është komplet i pavërtetë.",- tha CEO i kompanisë Moderna, Stephane Bancel.
"Shkatërrimi i antitrupave të gjeneruar nga vaksina ndodh shumë ngadalë. Ne besojmë se mbrojtja do të zgjasë për disa vjet." Bancel gjithashtu shtoi se ishte gati të vërtetonte se vaksina e Moderna do të jetë efektive edhe kundër varianteve të tjera të koronavirusit në Britani dhe Afrikën e Jugut. Shkencëtarët shprehen se vaksinat e sapohvilluara do të jenë po aq efektive ndaj të dyja varianteve./S.F/dritare.net