E rëndësishme/ Ja si ta dalloni sùlmin në zemër te gratë!
Dritare.net
Simptomat e sùlmit në zemër ndryshojnë nga burrat te gratë. Shumë njerëz e dinë që dhimbja dhe presioni në gjoks është një simptomë e sùlmit në zemër. Kjo më shpesh ndodh te burrat. Por te gratë shenjat janë më delikate. Ja si ta dalloni një sùlm në zemër të gratë! Gratë kanë 50% më shumë rrézik për të pësuar një sùlm në zemër dhe në shumë raste mjekët nuk e dallojnë dot në kohë. Dhe ky rrézik po rritet gjithnjë edhe më shumë, pasi tani shumë gra kalojnë mbipeshë, kanë nivele të dobëta të kolesterolit dhe presion të lartë të gjakut. Është e rëndësishme të jetosh jetë më të shëndetshme, por është e rëndësishme edhe të njohësh shenjat e një sùlmi në zemër te gratë. Në këtë mënyrë, mund të veprohet në kohë dhe sùlmi nuk bëhet fatal. Simptomat: lodhje ekstreme (çdo ditë ose edhe javë), dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, shpatullave, qafës dhe vijës së nofullës, të përziera, gulçim, djersitje e tepërt, ndjenja e shqetësimit, marramendje, pagjumësi, gripi. Simptomat e mësipërme, shpeshherë shihen si shenja gripi nga vetë gratë, por edhe nga mjekët. Edhe pse jo gjithmonë sinjalizojnë një sùlm në zemër, është mirë që të njoftoni mjekun nëse keni ndonjë prej tyre, sidomos kur ato përkeqësohen./K.C/dritare.net