Na ndiqni edhe në

Shëndet

Çfarë do të ndodhë me koronávírusin? Studimi i Science: Një infeksion bezdisës te fëmijët!

Çfarë do të ndodhë me koronávírusin? Studimi

Nga Corriere della Sera

Miliona njerëz në të gjithë botën po bëjnë vaksínën e koronavírusit dhe më në fund bota po sheh një dritë në fund të tunelit, ndonëse rruga për të dalë jashtë është shumë e gjatë. Por si do të përfundojë pándemia që ka shkatërruar globin? Si do të jetë epoka pas vaksínës? Mbase nuk do ta heqim qafe këtë sémundje, mbase ai do të jetë me ne përgjithmonë, ndonëse në një formë tjetër. Duke pasur parasysh prevalencën shumë të lartë të Sárs-CoV-2, është e vështirë që váksinat ta zhdukin ínfeksionin plotësisht. Prandaj logjika të çon në idenë se, sémundja Covíd-19, e shkaktuar nga koronavírusi, do të bëhet éndemike. Do të qarkullojë mes nesh, por pasi shumica e popullsisë të jetë imune, pas ínfeksionit natyror ose vaksínimit, vírusi nuk do të jetë më kércënues dhe vetëm një ftohje e zakonshme. Kështu thotë një studim i sapobotuar në revistën mjekësore “Science”, informon dritare.net. Nëse Sárs-CoV2 ndjek gjurmët e koronavírusëve të tjera që janë përgjegjëse për ftohjen e zakonshme, ínfeksioni mund të zvogëlohej ndjeshëm. Sipas parashikimeve, ai mund të godásë për herë të parë moshat 3-5 vjeç me simptoma të lehta dhe më pas të kalojë te moshat më të rritura, por prapë do të jetë i lehtë. Me fjalë të tjera, koronavírusi ka të gjitha karakteristikat për t'u bërë éndemik. Domethënë, ai do të jetë një pátogjen që qarkullon në nivele të ulëta dhe shumë rrallë mund të shkaktojë ndonjë sémundje në shkallë të réndë. Modeli i përdorur për të parashikuar trajektoren e pándemisë Covíd-19 gjatë dekadës së ardhshme tregon se, sapo të arrihet gjendja éndemike, shkalla e vdékshmërisë së SársCoV2 mund të bjerë nën atë të grípit sezonal, duke e bërë këtë vírus të ngjashëm me katër koronáviruset e ftohjes që janë me ne për vite me radhë. Shkencëtarët, në një studim të mëparshëm, panë se ínfeksioni i parë koronavírus i ftohjes së zakonshme ndodh mesatarisht mes 3-5 vjetësh. Pas kësaj, njerëzit mund të ínfektohen pa pushim, duke rritur imunitetin e tyre. Vírusi do të jetë në qarkullim, por ata nuk do të sémuren rëndë. Besohet se edhe váksinat parandalojnë sémundjen në shkallë më serioze, por jo domosdoshmërish ínfeksionin dhe transmetimin dhe kjo do të thotë që koronavírusi do të vazhdojë të qarkullojë. Pa bërë dëmin që po bën edhe sot./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net