Kjo është mbretëresha e lakrave! Ja çfarë i bën trupit!
Dritare.net
Në Shqipëri, lakra kalë është ende jo fort e njohur. Kultivohet shumë pak, pasi është një produkt i hyrë rishtaz. Por është një ndër lakrat më të shëndetshme. Ka vlera të jashtëzakonshme ushqyese antioksiduese dhe antitumoriale. Është një ndër lakrat që s’ka stinë pasi prodhohet gjatë gjithë sezoneve.
Vlerat shëndetësore të Kales:
1. Gjethet e lakrës së egër ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Gjethet janë plot me fibra dhe acide biliare që luftojnë kolesterolin dhe ulin rreziqet nga sëmundjet e zemrës. Mënyra më e mirë për ta konsumuar është duke e gatuar.
2. Kale është një ushqim detoksikues. Gjethet janë të mbushura me fibra dhe sulfur, elemente fantastikë për të detoksikuar trupin dhe pastruar mëlçinë.
3. Kale ka pak kalori. Një filxhan me gjethe të prera ka 33 kalori. Gjethet janë të mrekullueshme për të rënë në peshë.
4. Kale mbron sistemin imunitar, ndalon trombozën, ndihmon me jashtëqitjen dhe forcon kockat.
5. Të gjitha gjethet e gjelbra kanë vlera ushqimore, por Kale është mbretëresha. Gjethet në fjalë kanë më shumë hekur se çdo tjetër. Janë të pasura me Vitaminë K, antioksidantë të fuqishëm dhe përcjellin energji për organizmin! /L.F-dritare.net