Mbi 18.000 raste të lisë së majmunëve, shumica në Evropë!
Dritare.net
Ka pasur më shumë se 18.000 raste të lisë së majmunëve të raportuara globalisht nga 78 vende, me shumicën në Evropë, tha sot Organizata Botërore e Shëndetësisë.
OBSH e shpalli shpërthimin një emergjencë shëndetësore globale. Deri më tani, 98 përqind e rasteve janë jashtë vendeve në Afrikë, ku virusi është endemik, tha OBSH. Ajo ka ngjallur shqetësime në të paktën nëntë vende evropiane – Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Holandë, Portugali, Spanjë, Suedi dhe Mbretërinë e Bashkuar – me raste të raportuara edhe nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Australia.
Drejtori i urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan paralajmëroi se duhen disa javë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës për t’u mbrojtur plotësisht, kështu që njerëzit duhet të marrin masa të tjera paraprake. Rreth 10 për qind e pacientëve janë shtruar në spital në shpërthimin aktual dhe pesë kanë vdekur, të gjithë në Afrikë, tha OBSH.
OBSH njoftoi se kishte rreth 16 milionë doza të vaksinave të miratuara në dispozicion dhe u kërkoi vendeve me rezerva që të ndajnë vaksinat ndërsa furnizimi është i kufizuar. Lia e majmunëve ka qenë një problem i shëndetit publik i neglizhuar globalisht në pjesë të Afrikës për dekada, por raste filluan të raportohen jashtë vendeve ku është endemike në maj.
Në përgjithësi shkakton simptoma të lehta deri në mesatare, duke përfshirë ethe, lodhje dhe çarje apo flluska të dhimbshme të lëkurës që largohen brenda disa javësh./M.K/dritare.net