Mos u trembni nëse keni këto simptoma pas vaksinës. Janë një shenjë e mirë!
Dritare.net
Mijëra persona në botë janë duke u vaksinuar çdo ditë, disa ankohen për temperaturë, lodhje dhe ndjesi të tjera që nuk i kishin pritur. Jo panik, thonë mjekët, sepse këto efekte anësore të vaksinimit kalojnë shpejtë dhe janë një shenjë e mirë. Disa qytetar amerikanë janë ankuar se pasi kanë bërë dozën e dytë të vaksinës Pfizer kanë patur ndjesinë e lodhjes, dhembje të trupit dhe mpirje të krahut. Mjekët sqaruan se të gjitha këto simptoma nuk janë për t’u shqetësuar, madje ato janë një shenjë e mirë reagimi e sistemit imunitar ndaj vaksinës. Shumica e njerëzve kanë efekte anësore shumë të lehta, ose në rastet kur ka efekte anësore ato shfaqen brenda 30 minutave nga bërja e vaksinës. Nga shkencëtarët thuhet se vaksina Pfizer është 95% efektive ndaj të gjitha tipave të Covid-19 dhe kjo siguron një mbrojtje tepër të lartë ndaj rrezikut të infektimit./M.T-dritare.net