Na ndiqni edhe në

Shëndet

Përparon shkenca dhe teknologjia/ Del vaksína e parë si pílulë kundër Covíd-19

Përparon shkenca dhe teknologjia/ Del vaksína e parë si

Burimi: The Telegraph

Një kompani bioteknike e Sussex ka prodhuar një vaksínë kundër kovídit, e cila është pílulë. Kjo lloj vaksínë, një ditë do ta transformojë krejtësisht luftën kundër Covíd-19. IosBio me qendër në Burgess Hill ka gjetur një mënyrë për t’i kthyer vaksínat e ínjektuara në tableta dhe po punon me kompaninë kaliforniane “ImmunityBio” për ta testuar këtë vaksínë te provat klínike. Provat klínike te majmunët kanë treguar që vaksína që merret nga goja, e bërë duke përdorur teknologjinë IosBio është shumë efektive. Ky version i ri, i zhvilluar nga ImmunityBio, është tashmë në fazën e dytë dhe të tretë të testeve klinike. Këtë muaj do të nisin testet klinike tek amerikanët dhe ImmunityBio po aplikon për të marrë miratim edhe në Britani të Madhe, informon dritare.net. Miratimi do shumë muaj, por një vaksínë si pilulë, do të ishte shumë më e lehtë për t’u transportuar dhe administruar sesa ínjeksionet dhe mund ta shpejtojë në mënyrë drastike garën për të imunizuar popullsinë e botës. Wayne Channon, shefi ekzekutiv i IosBio tha: "Me pilulën tonë nuk do të keni nevojë për profesionistë mjekësorë për të bërë vaksinën. Ju mund ta dërgoni atë në Amazon Prime dhe të gjithë do të vaksínohen deri të shtunën." Teknologjia e IosBio quhet OraPro. Inxhinierizon vaksínat në pilula që mund të përballojnë temperatura deri në 50 gradë celsius, duke i lejuar ato të kalojnë përmes stomakut dhe të absorbohen drejtpërdrejt te mukozat, aty ku është vírusi./K.C/dritare.net