Pse disa njerëz kanë frikë të kthehen në normalitet!
Dritare.net
Pandemia ka ndryshuar mënyrën e jetesës së çdo kujt. Pandemia ka krijuar një stres të madh si kurrë më parë. Por për një grup njerëzish, situata e këtij normaliteti të ri nuk është aq dramatike sa mund të jetë për shumicën. Për to, jeta para pandemisë ishte e padurueshme. Këta janë njerëzit e shqetësuar nga shoqëria. Dhe për këtë grup njerëzish jeta në shtëpi, kryesisht duke komunikuar përmes internetit, me libra dhe Netflix, është idealja. Kthimi në jetën si para pandemisë, ata i frikëson. Nëse nuk jeni pjesë e këtij grupi dhe nuk arrini t’i kuptoni, vendoseni veten në vendin e tyre. Të keni frikë nga e përditshmja, duke përfshirë takime të rastësishme me të njohur, të flisni para të tjerëve ose të jeni në hapësira të të mbushura me njerëz.
Si shfaqet ankthi social?
Ankthi social nuk është i rrallë. Në fakt, gjatë gjithë jetës së tyre, midis 10% dhe 12% të njerëzve diagnostikohen me çrregullime të ankthit shoqëror vetëm në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar. Dhe ky numër mund të rritet në mënyrë të menjëhershme ndërsa disa njerëz përpiqen të kthehen në shoqëri ndërsa ajo rihapet. Për më tepër, shumë njerëz vuajnë nga agorafobia, një frikë kronike nga vendet dhe rrethanat që mund të krijojnë panik.
"Sigurisht, sëmundja dhe vdekjet që lidhen me Covid-19 janë të tmerrshme. Por personalisht, dita-ditës, ndihem shumë më mirë, shumë më e qetë. Nëse kjo situatë vazhdon me vite, kjo do të jetë shumë mirë për mua”, tha dikush qe vuan nga ankthi social. Nëse dikush në shoqërinë apo familjen tuaj vuan nga një prej këtyre çështjeve të ankthit shoqëror, lejoje të mbështetet tek ti ndërsa dalëngadalë e gjithë bota të kthehet në normalitetin e dikurshëm./L.F-dritare.net