Na ndiqni edhe në

Shëndet

Pse duhet të hani pekmez!

Pse duhet të hani pekmez!

Nëse do të shkosh në Skrapar, mos u largo pa provuar dhe shijuar, pekmezin. Pekmezi i cili del nga lëngu i rrushit apo manit, ka një sekret që e zbuloni vetëm në Zabërzan, fshatin e rakisë dhe dollisë.

Në këtë artikull ne do ju tregojmë vetitë e pekmezit të manit dhe pse duhet ta hani!

Pekmezi i manit ka një veti për rritjen e qelizave të kuqe të gjakut. Mjekët sugjerojnë që ta hanë ata njerëz që vuajnë nga dhimbjet e stomakut dhe dihet që ai ka një efekt qetësues për njerëzit që vuajnë nga astma dhe bronkiti. Ndërsa pekmezi i manit rrit nxehtësinë e trupit, ai ka një efekt shërues te njerëzit që vuajnë nga ftohja dhe gripi. Fëmijëve gjithashtu u këshillohet të konsumojnë 1 lugë gjelle pekmez të manit dy herë në ditë pasi ndihmon hormonet e rritjes, shkruan dritare.net

Pekmezi i manit të zi, është i mirë për ata që vuajnë nga ulcera dhe dhimbjet në gjoks. Gjithashtu është i mirë për trajtimin e infeksionit urinar. Falë vitaminës dhe përmbajtjes së lartë të mineraleve, ky lloj pekmezi është i mirë për kockat, dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve. Për më tepër, nënat që ushqejnë fëmijët me gji këshillohen të hanë pekmez nga mani i zi pasi thuhet se rrit prodhimin e qumështit./K.C/dritare.net