Na ndiqni edhe në

Shëndet

Shpërthen epidemi pas konsumit të McDonald në SHBA! Zbulohet shkaku!

Shpërthen epidemi pas konsumit të McDonald në SHBA! Zbulohet

Ekspertët e mjekësisë kanë zbuluar origjinën e epidemisë Escherichia, e cila lidhet me hamburgerët McDonald's. Kjo epidemi në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar 90 raste me 27 të shtruar në spital, sipas përditësimit të fundit të publikuar nga CDC.

“Informacionet epidemiologjike tregojnë se qepët e freskëta të prera në feta janë burimi i mundshëm i infeksionit në këtë shpërthim”, informon Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Krahasuar me bilancin e mëparshëm më 25 tetor (75 raste në 13 shtete të SHBA-së, me 22 të shtruar në spital duke përfshirë 1 vdekje dhe 2 pacientë me sindromën hemolitike-uremike HUS), deri në 30 tetor, u raportuan edhe 15 infeksione të reja dhe 5 shtrime në spital.

Data kur u identifikua shkaku i sëmundjes ishte 6 tetori.

Të gjitha rastet e reja ndodhën përpara se McDonald's dhe kompania furnizues Taylor Farms të merrnin masa për të hequr qepët nga dyqanet. Pikërisht falë veprimeve të ndërmarra, rreziku për publikun konsiderohet shumë i ulët, konfirmon organi shëndetësor./ M.K-dritare.net