Na ndiqni edhe në

Shëndet

Superushqimi që mbron zemrën, ndihmon tretjen dhe forcon sistemin imunitar!

Superushqimi që mbron zemrën, ndihmon tretjen dhe forcon sistemin

Gjendet me bollëk ngjevrekë ose kulurë, por edhe në gatimet aziatike. Susami është një element kryesor i kuzhinës ndërkombëtare, ndërsa gjurmët më të hershme datojnë në 6000 para Krishtit, në Egjipt. Edhe pse farat janë jashtëzakonisht të vogla, konsumimi i shpeshtë i tyre ofron shumë përfitime shëndetësore.

Ato ofrojnë energji

Farat e susamit përmbajnë proteina dhe vitamina B, të cilat mbështesin nivelet e shëndetshme të energjisë. Tre lugë fara susami përmbajnë 5 gram proteina si dhe sasi mbresëlënëse të vitaminave B tiaminë, niacinë, vitaminë B6 dhe folate. Proteina luan rolin e saj të veçantë për të ndihmuar trupin të mbajë dhe të ndërtojë inde dhe muskuj të shëndetshëm.

Ato ndihmojnë tretjen dhe mikrobiomën e zorrëve

Susami konsiderohet i dobishëm për shëndetin e zorrëve, falë bollëkut të fibrave, të cilat trajtojnë probleme të tilla si diarreja dhe kapsllëku.

Superushqimi që mbron zemrën, ndihmon tretjen dhe forcon sistemin

Ato forcojnë sistemin imunitar

Zinku, vitamina E dhe komponimet bimore që përmbahen në farat e susamit kontribuojnë në forcimin e mbrojtjes së trupit. Zinku është një mineral i njohur që rrit përgjigjen imune, ndërsa vitamina E është një vitaminë e tretshme në yndyrë që vepron si një antioksidant, duke reduktuar inflamacionin dhe duke luftuar radikalet e lira që shkaktojnë sëmundje. Për sa i përket përbërjeve bimore, susami është veçanërisht i pasur me lignan (sesamol, sesamin dhe sesamolin), fitosterole dhe flavonole. Një rishikim i provave të publikuara në Molecules zbuloi se këto lignanë kanë veti antioksiduese, anti-inflamatore dhe madje edhe antikancerogjene, ndërsa mbështesin rregullimin e sheqerit në gjak dhe ngadalësojnë procesin e plakjes.

Ato mbrojnë funksionin e zemrës

Shumë nga lëndët ushqyese që gjenden në farat e susamit, të përmendura më sipër mbrojnë gjithashtu zemrën. Yndyrat e pangopura mund të përmirësojnë nivelet e kolesterolit në gjak duke reduktuar inflamacionin. Fibrat që përmbajnë ndihmojnë në uljen e kolesterolit, duke parandaluar shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. Në të njëjtën kohë, magnezi dhe vitamina E kontribuojnë në uljen e presionit të gjakut. Prandaj, vaji i susamit mbledh përfitime të ngjashme.

Superushqimi që mbron zemrën, ndihmon tretjen dhe forcon sistemin

Mbrojnë kockat dhe kyçet

Farat e susamit janë të pasura me fosfor dhe magnez, dy minerale që luajnë një rol jetik në formimin e kockave. Kur bëhet fjalë për kyçet, studimet tregojnë se susami në fakt mund të nxisë formimin e kondrociteve. Kondrocitet janë blloqet ndërtuese të kërcit, indit lidhës që mbron nyejt, duke ofruar përfitime terapeutike për ata që vuajnë nga osteoartriti.

Përmbajnë minerale të dobishme

Përveç lëndëve ushqyese të lartpërmendura, susami përmban sasi të konsiderueshme të manganit, hekurit, bakrit dhe selenit. Këto minerale kontribuojnë në formimin e hormoneve, indit lidhës, nervave dhe qelizave të kuqe të gjakut dhe parandalojnë dëmtimin e ADN-së dhe mbështesin funksionin e shëndetshëm të tiroides./K.C/dritare.net