Ku të shkoni për muaj mjalti sipas shenjës astrologjike
Dritare.net
Nëse jeni në kërkim të vendit ideal për të kaluar muajin e mjaltit dhe nëse keni mundësi, zbuloni ku këshillojnë yjet që të shkoni.
Dashi: Zelandë e Re. Ju jeni të pavarur dhe energjikë kështu që ky shtet i veçantë e me plot gjëra për të parë do jetë ideali për muajin e mjaltit.
Demi: Lugina Napa, Kaliforni. Ju jeni shumë praktikë dhe doni vende të qeta që të kenë kushtet thelbësore.
Binjakët: Romë, Itali. Ju jeni disi të pavendosur për vendin që duhet të zgjidhni. Roma është romantike, ka histori, ushqim të mirë dhe çdo gjë tjetër që do ju duhet.
Gaforrja: Aspen, Kolorado. Ky vend i qetë, me pista kuajsh, spa, etj është ideali për ju.
Luani: Barcelona, Spanjë. Ju doni t’ia kaloni sa më mirë dhe i adhuroni festat. Mjedisi, ngjyrat, arkitektura dhe kuzhina e shijshme e bëjnë Barcelonën vendin ideal për muaj mjalti.
Virgjëresha: Paris, Francë. Me ndërtesat e veçanta, historinë, muzetë dhe vendet romantike, ky është vendi ideal për ju për të kaluar majin e mjaltit.
Peshorja: Belize. Ju doni qetësinë, paqen dhe relaksin. Nga plazhet, kuzhina apo spa-të, ky është vendi ideal për ju.
Akrepi: Oahu, Hawai. Ju adhuroni intensitetin dhe nuk ju pëlqen qetësia. Resportet luksoze, pyjet dhe mjedisi në këtë vend janë idealët për t’ia kaluar për mrekulli gjatë muajit të mjaltit.
Shigjetari: Krabi, Tajlandë. Ju jeni udhëtarë në shpirt dhe adhuroni të njihni destinacione të reja. Krabi është një vend i paqtë dhe me një mjedis fantastik.
Bricjapi: Afrikë e Jugut. Ju doni një muaj mjalti të mbushur me aventura dhe Afrika e Jugut mund t’ua plotësojë çdo dëshirë.
Ujori: Santorini, Greqi. Duke qene mjaft kureshtarë, ky është vendi ideal për të zbuluar gjëra të reja. Mund të vizitoni edhe vendet e lashta si Akrotiri dhe Thera.
Peshqit: Santa Lucia, Karaibe. Ju jeni mjaft romantikë dhe ky është vendi ideal për t’u relaksuar dhe keni për të përjetuar emocione të mëdha. /A.S-Dritare.net