Më thuaj shenjën e horoskopit të të tregoj fustanin ideal të nusërisë
Dritare.net
Zgjedhja e fustanit të nusërisë është një nga pikat më të rëndësishme të dasmë. E keni ëndërruar përherë fustanin e bardhë, por kur shkoni të zgjidhni e keni të vështirë të vendosni? Më mirë zgjidheni sipas shijes, stilit, trupit dhe veçanërisht shenjës tuaj astrologjike. Duke qenë se shenja përfaqëson personalitetin, këto janë ato që ju përshtaten.
Fustani i nusërisë për vajzat e shenjës së Dashit
Ato adhurojnë të përhapin tendenca të reja dhe të krijojnë kombinime të jashtëzakonshme. Për këto vajza duhet që fustani të jetë seksi dhe cool në të njëjtën kohë.
Fustani i nusërisë për vajzat e shenjës së Demit
Ato pëlqejnë gjërat e thjeshta, të rafinuara dhe romantike. Fustani ideal për këto vajza duhet të ketë stil boheme dhe të ketë pak dantellë.
Fustani i nusërisë për vajzat e shenjës së Binjakëve
Garderoba e këtyre vajzave është pasqyrë e imazhit që kanë. Duke qene se janë gazmore, ju pëlqejnë ngjyrat dhe guxojnë ato mund të zgjedhin edhe një model fustani unik, ndryshe nga të zakonshmit.
Fustani i nusërisë për vajzat e shenjës së Gaforres
Ato duan të luajnë me elegancën klasike dhe glamour-in prandaj ju përshtaten fustane që nuk dalin nga moda, me perla, dantella dhe detaje të veçanta.
Fustani i nusërisë për vajzat e shenjës së Luani
Ato duan të tërheqin gjithë vëmendjen e të ftuarve ditën e dasmës. Për këtë duhet një fustan që të luajë me volumet, të ketë material të veçantë dhe detaje si fustanet e princeshave.
Fustani i nusërisë për vajzat e shenjës së Virgjëreshës
Fustanet e fryrë tradicionalë nuk bëjnë për to. Këto vajza janë shumë të kujdesshme me detajet dhe ju përshtatet një fustan i thjeshtë dhe elegant për të vënë në pah bukurinë natyrale.
Fustani i nusërisë për vajzat e shenjës së Peshores
Atyre ju pëlqejnë fustanet girly dhe mundësisht me nuancë paksa panë. Mbi të gjitha atyre ju përshtaten zhyponët, tyli dhe dantella.
Fustani i nusërisë për vajzat e shenjës së Akrepit
Duke qenë seksi dhe me shumë pasion, atyre ju duhet një fustan që të reflektojnë personalitetin që kanë. Një fustan pas trupit që të tregojë me elegantë format dhe të ketë dekolte para apo mbrapa, është i duhuri.
Fustani i nusërisë për vajzat e shenjës së Shigjetarit
Fustani i duhur i nusërisë për to duhet të jetë me stil bohemian, origjinal dhe tejet elegant.
Fustani i nusërisë për vajzat e shenjës së Bricjapit
Atyre ju pëlqejnë gjërat klasike kështu që edhe fustani i nusërisë duhet të jetë i tillë.
Fustani i nusërisë për vajzat e shenjës së Ujorit
Ato nuk i ngjajnë askujt tjetër kështu që edhe fustani i nusërisë duhet të jetë unik. Transparenca dhe detajet e veçanta janë ato që ujorët i adhurojnë.
Fustani i nusërisë për vajzat e shenjës së Peshqve
Fustani i nuses për to duhet të ketë stil princeshe, materiale të holla, femërore dhe me shkëlqim. Kristalet dhe xixat duhet të bien në sy. /A.S-Dritare.net