Të mirat që sjell masazhi nuk mund të numërohen, por duke qenë se ka teknika të ndryshme ndonjëherë nuk është e lehtë të zgjedhësh më të përshtatshmin. Masazh të butë apo me më shumë presion, për të larguar dhimbjet apo thjesht për t'u çlodhur, ja cili masazh bën për ju sipas shenjave astrologjike.
1. Dashi: Masazh suedez
Me një natyrë sportive, dashët në përgjithësi kanë nevojë për një masazh që t'i qetësojë dhe t'iu largojë tensionin muskulor. Duke qenë një terapi manuale me vajra natyrale, masazhi suedez është më i përshtatshmi. Ai përmirëson qarkullimin e gjakut, tonifikon dhe ul dhimbjet e muskujve.
2. Demi: Masazh ayurvedik
Edhe pse duken të fortë dhe sikur nuk preken, demat janë shpesh në ankth. Për të larguar stresin, për të ulur tensionin nervor e për të larguar toksinat, masazhi ayurvedik është më i miri. Cfërë është ky lloj masazhi? Ai përdorejt nga indianët që prej shekujsh dhe është mjaft relaksues.
3. Binjakët: Masazh tajlandez
Duke qene se nuk ndalen kurrë, binjakët kanë nevojë për një masazh shumë relaksues, por jo të butë. Masazhi tajlandez është ai që do ua përmirësojë qarkullimin e gjakut, do qetesojë nervat dhe do e bëjë trupin më të lakueshëm.
4. Gaforrja: Masazh i kokës
Me natyrën delikate dhe ndjeshmërinë e madhe, gaforret janë gjithë kohës në ankth. Për t;u qetësuar atyre ju duhet me patjetër një masazh i pjesës së kokës dhe qafës. Për më tepër ky masazh përmirëson edhe cilësinë e gjumit.
5. Luani: Masazh balinez
Luanëve ju duhet një masazh çdo ditë dhe tradicionali i Balit, me efekt të dyfishtë, sa terapeutik as edhe estetik, është më i përshtatshmi.
6. Virgjëresha: Masazhi shiatsu
Virgjëreshat e shohin masazhin si terapi. Shiatsu, që ekuilibron më së miri organizmin është i duhuri për ta dhe do ju pëlqejë pamasë. Kjo teknikë japoneze ka të bëjë me ushtrimin e presionit në pikat e refleksit të organizmit.
7. Peshorja: Masazh polinezian
Masazhi polinezian bazohet tek energjitë që qarkullojnë në trup. Ai jo vetëm të ndihmon të gjesh ekuilibrin, por përfshin edhe përkujdesin e bukurisë. Duke qenë se tradicionalisht ky lloj masazhi ka si parim sjelljen e dashurisë dhe qëndrueshmërisë, peshoret do ta adhurojnë.
8. Akrepi: Masazh kashmir
Për këtë shenjë pasioni nuk ka më mirë sesa një masazh që ndahet në çift. Masazhi kashmir përdor teknikat e yoga-s tantrike. Ai synon të qetësojë ndërgjegjen dhe të çlirojë shpirtin. Një gjë është e sigurt: që ky masazh bën mirë shpirtërisht dhe seksualisht.
9. Shigjetari: Masazh me gurë të nxehtë
Kjo teknikë e ardhur nga Haëai e bën masazhin më ekzotikun nga të gjithë. Si veprohet? Për të realizuar gjithçka duhen gurë vullkanikë të nxehur në temperaturë 50-65 gradë.
10. Bricjapi: Masazh kalifornian
Ky është masazhi më i njohur dhe më i përhapur. Me anë të lëvizjeve rrëshqitëse, ai është ideal për të qetësuar tensionin fizik dhe psikik.
11. Ujori: Masazh amma
Ky masazh bëhet ulur. Arsyeja? Të qetësosh me ane të prekjes. Presion, tërheqje, shtypje, të gjitha këto janë në programin e këtij masazhi që nuk duhet të zgjatet më shumë se 30 minuta.
12. Peshqit: Hidromasazh
E cfarë mund t'iu përshtatej më shumë peshqve sesa një masazh relaksues në ujë? Hidromasazhi ofron mundësi të shumta: dush me rrjedhje uji të fortë, banje në vaska me ujë të nxehtë, etj. Personave të shenjës së peshqve do ju duhet thjesht të bëjnë zgjedhjen. /A.S-Dritare.net