Nga Manolita Hida
Unë kam një teori.
Teoria ime ka të bëjë me lulet e diellit.
Luledielli është një lule e veçantë: ato lindin, jetojnë dhe vdesin për diellin. Ashtu si disa njerëz, të cilët i quaj luledielli, të cilët jetojnë për dashurinë në të gjitha format e saj. Ata madje janë disi të tërhequr drejt vuajtjes,si lulja që jeton me trishtim kur dielli ikën. Njerëzit luledielli janë njerëz të veçantë, ju menjëherë i vini re ata sepse kanë një dritë të çuditshme brenda syve, dhe ata janë të bukur, o sa të bukur, deri në pafundësi. Dhe shkëlqejnë si zjarri që digjet. Është e vështirë të fikësh disa njerëz: nganjëherë ata fiken vetvetiu, dhe kurrë për të tjerët, dhe kanë atë aftësi që të ndriçojnë gjithçka që kanë përreth tyre.
Mendoni për këtë. Ndonjëherë ka njerëz që i takoni dhe ndiheni më mirë, sepse ata e bëjnë këtë, ju bëjnë të ndiheni diçka tjetër: diçka e mirë, diçka që shkëlqen.
Lulet e diellit shkëlqejnë çdo vend ku mbijnë.
Kështu janë të ndërtuar: është e pamundur të mos i doni, nuk mund t’i fikni, është e pamundur të mos shkëlqeni pranë tyre.
Ato janë lule, por mbajnë erë parajse.
Dhjetë madhësitë./dritare.net