![Reagon familja e policit Azbi Spahiu: Aludimet e pavërteta na](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-678d5e4ece13b.jpeg)
Dojna Mema: Pse nuk u kthye në Shqipëri, Parashqevi Simaku!
Dritare.net
Dojna Mema ka komentuar videon që po bën xhiron në internet, ku shfaqet një grua e pastrehë që pretendohet se është legjenda e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila prej vitesh jeton në SHBA.
“Unë nuk e kam arritur Parashqevi Simakun në kulmin e saj, pasi unë kam lindur më vonë, por talenti i saj i rezistoi kohës përderisa erdhi deri te brezi im. Shoh atë video ku ajo shfaqet jo më si një diva e rrethuar nga xixat e skenës, por si një e pastrehë që merr ndihma nga shteti amerikan. Pyetja e parë që më lind është: Po pse nuk u kthye në Shqipëri?
Përtej zgjedhjeve të saj personale, ka një peshë shumë të rëndë që ne shqiptarët ta peshojmë shumë. Dështimi. Marr shkas nga historia e Parashqevi Simakut për ta shtrirë më gjerë në profesionet e gjithsecilit. Edhe sikur të shkosh në një vend tjetër, edhe sikur vetëm për ta provuar, ne sikur mezi presim që të dështosh. Dhe pastaj të themi: Normal që u kthye, do bënte karrierë ajo.
Në botën e spektaklit, kjo luftë dhe kjo peshë është dhe më e rëndë. Nëse shkëputesh nga një vend pune, mezi pritet që të bësh lëvizjen e radhës për të kthyer gishtin. Pesha e gjykimit në vendin tonë është tepër e dendur. Nuk njoh shumë njerëz që e jetojnë jetën ashtu siç duan. Ka nga ata që bëjnë çdo gjë për të ndërtuar një fasadë që të shkëlqejë në sytë e komshiut. Një pjesë e vogël që nuk ka komplekse dhe disa të tjerë që preferojnë të zhduken fare, të harrohen dhe mundësisht të mos flasin as të njëjtën gjuhë. Parashqevi Simaku na vuri një pasqyrë para, në të cilën të gjithë e gjejmë veten nga pak,” – tha gazetarja, Dojna Mema/E.P-dritare.net
![Reagon familja e policit Azbi Spahiu: Aludimet e pavërteta na](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-678d5e4ece13b.jpeg)
![Si janë veshur ditën e inaugurimit, presidentët dhe Zonjat e](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-678d5c3197ebb.jpeg)
![Horoskopi javor i Dashit 20- 26 janar 2025 nga Christine Haas](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-678d39c64e435.jpg)
![Horoskopi javor i Demit 20- 26 janar 2025 nga Christine Haas](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-678d399fa0c94.jpg)
![Horoskopi javor i Binjakëve 20- 26 janar 2025 nga Christine Haas](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-678d39816e0fe.jpg)
![Horoskopi javor i Gaforres 20- 26 janar 2025 nga Christine Haas](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-678d3955c8686.jpg)
![Horoskopi javor i Luanit 20- 26 janar 2025 nga Christine Haas](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-678d393018494.jpg)
![Horoskopi javor i Virgjëreshës 20- 26 janar 2025 nga Christine Haas](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-678d38fe3aa2d.jpg)
![Horoskopi javor i Peshores 20- 26 janar 2025 nga Christine Haas](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-678d38bbd9267.jpg)
![Horoskopi javor i Akrepit 20- 26 janar 2025 nga Christine Haas](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-678d389566083.jpg)
![Horoskopi javor i Shigjetarit 20- 26 janar 2025 nga Christine Haas](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-678d386909ca3.jpg)
![Horoskopi javor i Bricjapit 20- 26 janar 2025 nga Christine Haas](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-678d384a9791b.jpg)
![Horoskopi javor i Ujorit 20- 26 janar 2025 nga Christine Haas](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-678d382f39478.jpg)
![Horoskopi javor i Peshqve 20- 26 janar 2025 nga Christine Haas](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-678d380594845.jpg)
![Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-678d19720b40b.webp)
![Amber përplaset me familjarët e Bernardit: Në atë](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-678d0f0aa0952.jpg)
![Trump kthehet nesër në Shtëpinë e Bardhë. Detajet nga](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-678ce7f7e1c4b.webp)
![Laerti pas sherrit me Gjestin: Më kanë bërë atentat dy](http://cdnimpuls.com/dritare.net/media3/-270-156-678cd74b6bcde.webp)