Na ndiqni edhe në

Shqip

Bashkimi i Rithemelimit me Bardhin, Ilir Demalia: Parti bajraktarësh, jo politike!

Bashkimi i Rithemelimit me Bardhin, Ilir Demalia: Parti bajraktarësh, jo

Ilir Demalia në Shqip nga Dritan Hila ka komentuar bashkimin e grupit të Bardhit me Rithemelimit, ku u shpreh se deputetët demokratë po qëndrojnë krah Sali Berishës për interesa personale.

Demalia theksoi se çdo lëvizje e grupit opozitar është prodhim i kulturës së Berishës.

“Qytetarët po humbin kohën me individë që nuk janë në gjendje të krijojnë personalitetin e tyre. Deputetët e kanë Berishën si fenë e tyre. Të gjithë po bëjnë hesapet, tashmë dihet. Berisha, Rithemelimin e ka parti të vetë, Bardhi e sheh që kandari po shkon ande. Ata nuk kanë qëllim interesin publik, por po bëjnë llogari interesat e tyre. E di si do t’i zhbëjë Berisha ata? Berisha është ai lloj personi që të përdor dhe më pas të shkel me këmbë.

Edhe Basha është prodhimi i kulturës së Berishës. Edhe ajo që po ndodh në Shqipëri, është prodhim i Berishës, që ne nuk kemi mundur ta zhbëjmë. Këta nuk kanë krijuar strukturën e vetë, janë kokë e krijuar nga kryetarët. Duhet të fillojmë të jemi të sinqertë, që të krijohen parti politike dhe jo parti bajraktarësh dhe bejlerësh“, tha Demalia./M.K-dritare.net