Na ndiqni edhe në

Shqip

Pse Rama ka kaq shumë gra ministre në qeveri. Flet Kreshnik Spahiu!

Pse Rama ka kaq shumë gra ministre në qeveri. Flet Kreshnik Spahiu!

Kreshnik Spahiu në Shqip nga Rudina Xhunga shpjegoi se pse në qeverinë Rama, ka më shumë ministre në Kabinet, sesa politikanë meshkuj.

Spahiu u shpreh se kjo është një zgjedhje taktike e kryeministrit Edi Rama, për mos të konsumuar figurat e reja në qeveri dhe se politikanet janë më shumë të kujdesshme, në lidhje me pushtetin.

“Kush është ndryshimi midis Ramës dhe Berishës? Berisha nuk hiqte dorë edhe nga ministrat të para 20 viteve, vendoste të njëjtat emra, nuk bënte ndryshime në qeveri. I ruante të gjithë, kishte një rreth të ngushtë që nuk e tejkalonte. Mbetej brenda të njëjtat emra në çdo legjislaturë për qeveri. Kjo në fakt është e dëmshme, pasi pushteti të konsumon. Ndërsa Rama zgjedh një taktikë tjetër, zgjedh gra, femra simpatike, karizmatike, tërheqëse për kamerën, por të panjohura.

Këtë e bën për disa arsye, e para sepse nuk janë të konsumuara nga e kaluara, e dyta publiku nuk i njeh fare dhe se gratë nuk sjellin probleme që të sjellin burrat, që ulen në çdo mejhane, qebaptore, në çdo avion me sekserët e tyre. Shiko ca probleme që i hapën, Ben Ahmetaj, Saimir Tahiri, Lefteri, të gjitha problemet që janë hapur, janë të të njëjtit model. Kanë marrë njerëzit që i kanë dhënë tendera dhe ku s’kanë shkuar, me pushime, në hotele, duke pirë raki, domethënë e lëshojnë veten politikanët meshkuj në raport me femrat. Femrat janë më të kujdesshme, jo se Rama ka pasur një preferencë për gjininë femërore. Mendoj që kjo është një taktikë që i ka funksionuar në mos konsumimin e figurave të qeverisë”, tha Spahiu./M.K-dritare.net