Qafoku: Parlamenti lejoi arrestimin e Berishës 25 vite më parë, por prokuroria nuk e arrestoi!
Dritare.net
Gazetari Roland Qafoku në emisionin Shqip nga Dritan Hila deklaroi se 25 vite më parë Parlamenti i dha leje Prokurorisë që të arrestonte ish-kryeministrin Sali Berisha.
Qafoku tregoi se kërkesa e SPAK për Berishën nuk është e para në karrierën e liderit demokrat, pasi më 15 shtator 1998, me dy të tretat e votave, parlamenti miratoi vendimin për t’i hequr imuniteti Berishës.
“Kërkesa e prokurorëve për kuvendin, sipas të cilës i kërkon lejen për arrestimin e Sali Berishës nuk është e para në karrierën e tij.
25 vjet më parë, fiks më 15 shtator 1998, me dy të tretat e votave, parlamenti miratoi dhe dha ok-in ti hiqej imuniteti Sali Berishës, të hetohej dhe të arrestohej nga prokuroria. Po botoj sot kërkesën e prokurorit të Përgjithshëm Arben Rakipi në adresë të kryetarit të Kuvendit Skënder Gjinushi në të cilën kërkohej heqja e imunitetit dhe dhënia e lejes për procedimin penal dhe arrestimin e Berishës”, deklaroi Qafoku./M.K-dritare.net