Na ndiqni edhe në

Shqip

Si ishte dita e çlirimit të Tiranës. Flet ish-partizani!

Si ishte dita e çlirimit të Tiranës. Flet ish-partizani!

Ish-partizani Abaz Hoxha në Shqip nga Rudina Xhunga ka treguar ditën e çlirimit të Tiranës, ndërsa sot festohet 79-vjetori.

Hoxha tregoi se kjo ditë është përjetuar me entuziazëm pasi prej kohësh populli po përballej me terrorin e gjermanëve.

“Dita e çlirimit të Tiranës ishte një entuziazëm i jashtëzakonshëm por hasëm probleme me popullin, pasi kishin dëshirë të festonte. Ne morëm urdhër t’i ndalonim pasi mund të ishte minuar qytetit, duhet t’i mbronim pasi gjermanët ditët e fundit filluan të kryenin terror në masë.

Rruga e Kavajës ishte e mbushur me pjesë nga lufta. Kur u çlirua Radio Tirana, ishte një kaos, mikrofona, autoporlante të hedhur vend e pa vend. Më kujtohet dhe diçka, në katin e dytë kishte sheqer dhe ne dëshironim të hanim por na paralajmëruan se mund të ishim helmuar nga gjermanët. Gjermanët që ishin në bunkerin aty afër rezistuan, ndërsa kontrollonin qendrën e qytetit dhe nuk lejonin të hynin partizanët deri sa u dorëzuan pas mbarimit të fishekëve. Tirana u çlirua më 17 nëntor. Në këtë moment ne morëm funksionet e disiplinës ushtarake dhe kontrollin mbi mbeturinat e fashizmit, u bënë disa arrestime për ish-bashkëpunëtorët e armikut. Më 29 nëntor erdhi qeveria në Tiranë, ne morëm në kontroll organizimin”, tha Hoxha./M.K-dritare.net