Slogani i partisë së Lapajt, historiani: E pavend. Shqipërinë e kemi shtet!
Dritare.net
Seit Mansaku, historian gjuhe në emisionin Shqip me gazetaren Rudina Xhunga në DritareTv ka komentuar sloganin e partisë së Adriatik Lapajt: Shqipëria Bëhet!
Historiani tha se slogani i kësaj lëvizje është e pavend.
“Ç’do me thënë Shqipëria do bëhet, ne tani po e çojmë në Evropë. Shqipëria do bëhet mund të ishte në Rilindje, e kërkonte se nuk ishte bërë shtet. Shqipërinë e bëri shtet, Ismail Qemali që shpalli pavarësinë. Por edhe në periudhën e socializmit, Shqipëria ishte shtet. Çfarë do i bëjë Shqipërisë më? Ka 30 vite që Shqipëria është shtet. Nuk është gabim gjuhësor por koncept, ç’kuptim ka Shqipëria bëhet. Dikush që nuk e njeh Shqipërinë kupton se Shqipëria nuk ka shtet dhe nuk është e bërë. Shqipëria e bërë është, por të bëhet Evropë”, tha historiani./M.K-dritare.net