Ushtria dhe armatimet që kishte Shqipëria para viteve '90. Flet ish-koloneli!
Dritare.net
Ish-koloneli i njohur Dilaver Goxhaj në Shqip nga Rudina Xhunga tregoi se Shqipëria ka pasur një ushtri mjaft të përgatitur dhe armatime të të gjitha llojeve.
Zoti Goxhaj theksoi se Shqipëria siguronte të gjitha llojet e armëve duke qenë e përgatitur në çdo kohë për luftë, dhe të gjitha municionet ruheshin përmes depove, të cilat sot nuk ekzistojnë.
“Komunizmi prodhonte të gjitha llojet e armëve dhe fishekëve. Kemi pasur 21 milionë fishekë, ku shkuan? Kemi pasur 136 brigada, në 22 divizione, nga 76 ishin brigada këmbësore, 19 sulmuese, 19 rezervë komande. Kishim 66 mijë ushtarë, 9 mijë nënoficerë, 16 mijë e 500 oficerë, 450 mijë rezervistë, 230 mijë forca vullnetare, rreth 700 mijë forca (ushtarë) brenda 3 orësh. Të gjithë ishin të organizuar dhe dilnin në terren brenda tre orëve. Dihej ku ishte reparti dhe armët. Kishte 3 armë për çdo shqiptarë, që ruheshin për luftë. Ky organizim u bë brenda 20 viteve dhe e prishëm për 1 vit, për këtë mburremi. Themi e bëmë Shqipërinë si gjithë Evropën, jo nuk është kështu.
Evropa nuk është e çarmatosur, ne po. Kishim alteri nëntokësore, 13 brigada, të gjitha llojet. Sot ke vetëm një murtajë, 60 mijë mm, asnjë grykë alterie. Vetëm 250 forca që janë sot e përdorin. Kishim 1 mijë e 700 gryka zjarri altileri, 280 topa kundër tank, që sot është arma më e rrezikshme, që të vret me zinxhir. Kishim 1300 tanke, i kishim blerë nga Rusia, Kina na i shiti me krom. Kishim 3 mijë e 800 gryka zjarri, altileri kundërajrore (lloj topash), mbulonim të gjithë hapësirën ajrore. Prej viteve ’70 u mor vendim që të mbronim vijën ajrore, mësim që e morëm pas luftës në Vietnam, që SHBA nuk e pushtoi dot. Gjithçka bëhej me blerje, ne kishim një rendiment për mbrojtjen me raketa tokë-ajër. Këto asgjësonin deri në 20 mijë metra avionin, ishin të drejtuara, por ne i eliminuam që prej vitit ’94. Kishim frikë se ktheheshim në diktaturë sërish. Ne kishim gjithsej municione 147 mijë ton, rruheshin në 404 tunele nëntokësore në gjithë Shqipërinë, 392 në mbitokësore por të ruajtura.
Në ’97 kur ndodhi pragu i një lufte civile na janë grabitur dhe shitur, 360 mijë municione. 1600 ton rrëmbyer nga populli, 200 tonë u shpërthyen nëpër depo, kishim 21 milionë armë të kalibrit 7.2 milimetra, çdo shqiptar kishte 3 armë. Prodhonim predha tokësore, të topave kundër-tank, kundër-ajrore dhe municioneve të mitralozave. Në çdo fshat kishim mbrojtje kundër-ajrore, ruheshin në depo. Çdo shqiptar e dinte ku e kishte armën, ndaj ishim shtet ushtarak, siç është Izraeli sot. Tani këta pronarët që ndërtojnë pallate, na vijnë në ndihmë, pasi ndërtojnë kate nëntokësore, kështu je i sigurtë. Bie pallati, por aty sigurohet jeta, kështu indirekt nuk i kemi humbur vendstrehimet. Kishim po ashtu 3 shkolla ushtarake, Skëndërbej gjimnaz i mesëm, çdo ditë kishte lëndë ushtarake në një orë. Kishim 18 brigada të rinisë, që bënin stërvitje kur mbaronte viti shkollor. Edhe ai i universitetit bënte stërvitje për t’u bërë ushtar rezervë. Kishim shkolla ushtarake, 2-vjeçare për të bërë ushtar rezervë. Atëherë ishim 4 milionë banorë dhe i siguronim të gjitha, tani jemi 1 dhe nuk prodhojmë asgjë, përveç drogës. Qeveria duhet të japë llogari se ku shkoi ky popull? Nuk jemi as shtet ligjor, as shtet demokratik!”, tha zoti Goxhaj./M.K-dritare.net