A janë dedikim këngët e fundit/ Ja si u shpreh Beatrix!
Dritare.net
Beatrix Ramosaj është ende një ndër emrat më të komentuar edhe pas përfundimit të Big Brother Vip dhe shkak për këtë u bë dhe buja e madhe që shkaktoi lidhja e saj me aktorin Donald Veshaj.
Lidhja që filloi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, përfundoi gjithashtu bashkë me spektaklin. Pas ndarjes, Trixa u fokusua në aspektin profesional ku publikoi disa këngë, ku sipas publikut ato ishin dedikim për aktorin. Megjithatë vetë këngëtarja në një video-live tregoi se këngët nuk janë dedikim dhe janë shkruar më herët.
“Mbasi më erdhi rasti, këto dy këngët e fundit që janë publiku janë të shkruar më herët. Për çka duhet me dhënë shpjegim, po i jepi ju shpjegimet. Kur është fjala për ato që i kam shkruar vetë, flasim bashkë. Kënga “Më shumë se duhet” ka pas me qenë për një artist tjetër, ndaloni. Përderisa nuk është emri im në tekstin e këngës nuk është dedikim”, është shprehur Beatrix./M.K/dritare.net