Ana rikthehet në Përputhen dhe ka një koment për ‘shpullën ndaj Fatjonit’
Dritare.net
Ana u rikthye në Përputhen, ashtu sikurse u largua: krejt e pa pritur. Ikja e saj të premten u bë mes nervash e mërzitjesh. Ndonëse ishte planifikuar të kthehej të hënën, ajo erdhi sot në mesin e emisionit.
E kuruar deri në detaje, më e qetë se sa u largua, por aspak e penduar. Ajo tha se nervozizmi i saj, kishte arritur kulmin për shkak të vendimit të produksionit që nuk i lejoi të sqarohej me Fatjonin. Ndërsa për shpullën që i dha, Ana tha këtë koment: Se kapa siç duhej.
Siç duket, sqarimi u mbyll me kaq, dhe pavarësisht tërheqjes që u vu re në puntatat e shkuara, sot të dy treguan se kanë pak interes për të vijuar takimet.
Megjithëse siç e thotë një ndër shprehjet më të përdorura në Përputhen: duke parë, duke bërë!/L.F-dritare.net