Artisti Zef Deda feston ditëlindjen/ Juli i dedikon fjalët më të bukura të atit
E Martë 27 Korrik 2021, 11:11
Dritare.net
Artisti Zef Deda feston sot ditëlindjen. Nuk kishte si të mungonte urimi nga djali Julian Deda. Ndërsa poston një foto me babanë, Juli i uron ditëlindjen me fjalët më të bukura.
“Kujdes, mos u genjeni nga kjo fytyre, ne pamje te pare e qete. Brenda saj fshihet nje uragan me energji, me pozitivitet dhe me deshire per ta jetuar jeten ne maksimumin e saj. Keshtu ka qene gjithmone dhe vazhdon te jete dhe sot, tamam si nje 71-vjeçar qe i ka nderruar vendin numrave. Je i mire shume Babush, per mua je me i miri. Edhe 100 vite te tjera te uroj, shendet te plote dhe shijoje jeten, sepse e meriton...! Te du fort artist...!”, shkruan aktori në Instagram./K.C/dritare.net