Atara e vogël sot njëmuajshe/ Mami Orinda i përgatit tortën dhe e uron me fjalët më të ëmbla!
E Diel 15 Gusht 2021, 17:05
Dritare.net
Më 15 korrik të këtij viti Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bënë prindër për herë të parë. Erdhi në jetë Atara e vogël që u gëzoi shtëpinë dhe jetën.
Sot Atara feston një muaj që ka ardhur në jetë. Dhe sigurisht nuk mungoi një tortë e bukur për dashurinë më të madhe të Orindës dhe Turit.
Orinda postoi në Instagram disa foto me të bijën pranë tortës ku është shkruar numri 1 dhe është vendosur një kurorë floriri nga ku ka ardhur edhe emri i të voglës Atara.
Ndërsa poston fotot Orinda shkruan:
“Të dua përjetësisht! Atara ime 1-muajshe, e bekuar!”/K.C/dritare.net