Aurela Gaçe: Qurrashët e vegjël që nuk njohin Selam Musain!
Dritare.net
Pranë rrethrrotullimit të Komunës së Parisit është vendosur një prej figurave më të shquara të historisë, Heroi i Popullit, Selam Musai. Figura historike është emblema e luftës së Vlorës. Këngëtarja Aurela Gaçe ka publikuar në llogarinë e saj në “Instagram” foto të bustit pranë të cilët ka rrëfyer një histori të trishtë. Të rinj të cilët nuk njohin figurat historike shqiptare, duke bërë kështu që të harrohet e shkuara, e po ashtu edhe datat e rëndësishme.
“Në lagjen Komunë e Parisit, është vendosur një bust.
Eshte kaq gjigand sa është e pamundur te kalosh pa e vënë re. Është busti i Heroit Selam Musai .
Do të thoni ju, edhe? Po ja, t'ju tregoj nje ndodhi te vogël që më degjuan veshët pak më përpara.
Po kaloja pranë disa çunave adoleshentë, 17-18 vjeçarë. Ishin nja 6 syresh.Njëri nga ata,hodhi sytë drejt bustit e pyet shokët,
-Kush o ky e? Adem Jashari?
-Jo mor -kthehet tjetri.
-Po kush është? Nji gjo e ka bo ky që e kanë ven aty -i ja pret tjetri.
Doja tu thosha ,o çuna, ky o Tupac ( mbreti i hip hopit) ,por, mendova se si ka ardhur koha, as atë rrezik se njohin se helbete, kane heronj te tjerë .
Eca dhe ndjeva trishtim.
Selam Musai, ai e shume të tjerë kanë dhënë jetën,gjakun e tyre qe sot, te ecin te lirë ,të bredhin te lirë "trimat e vegjël " . "Qurrashët e veckël" ...
I mendova për nje cast, sikur te ishin në një çetë me Selamin, a me Bajram Currin, a me Myslym Pezën , a me Vojo Kushin ...por , e lashe perfytyrimin me aq.
Ah more trima more trima!
Por,në fakt,trishtimi nuk me kaploi vetëm sot.,ne lidhje me këtë bust, që përfaqëson nje nga te shumtët trima e atdhetarë, heronj te Shqipërisë.
Ditët e para kur ne lagje u vendos busti, nje grua, zonje...e rëndë, sigurisht, mbasi me pyet si je, si i ke vajzat, vazhdon - PPFFFF , ç'na kane vendosur kështu në mes te lagjes, pfff.
Unë ngela.
I thashë, po është Heroi yne.
Ua tha, s'më përfaqëson ky emër, ç'punë ka Selam Musai në mes te nje lagjeje ne Tirane?
Më la pa tekst.
Po pse i thashe, nuk është mirë qe fëmijët qe do rriten ketu, të pyesin prindërit pershembull, kush eshte ky? E prindërit do te kenë mundësi te tregojne për nje trim qe dha jetën?
Uhhh tha, koha ecën, perparon .
Edhe dihet te harrojme nga vijmë e kush jemi ? -i thashë
Zonja turfunllonte e nuk kuptonte ose nuk donte ta kuptonte thelbin.
Ne duhet te jemi falenderues e ti nderojmë ata qe bënë te mundur qe ne, ne,po po ne e fëmijët tane te jenë te lirë.
Pra....si ka thënë AT GJERGJ FISHTA?
"SI JANË SHQIPTARËT?
NJASHTU SIÇ I DON HASMI"
GËZUAR FESTËN E ÇLIRIMIT ( MEQENËSE E KEMI NGJITUR ME FESTËN E FLAMURIT”, ka shkruar këngëtarja, duke uruar kështu edhe festën e Çlirimit./M.M-dritare.net