Bashkëshortja e Shpat Kasapit flet për shtatzëninë: Më ka lënë traumë!
Dritare.net
Këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij Selvije Jao, para pesë muajsh u bënë prindër për herë të parë.
Çifti sollën në jetë një djalë, të cilin e quajnë Roel. Ndonëse nuk është bërë akoma një vit nga lindja e djalit fansat kanë nisur të pyesin nëse ka një fëmijë të dytë në planet e tyre.
Selvija është shumë aktive në rrjetin e saj Instagram, ku së fundmi ka realizuar një seancë pyetje-përgjigje pyetjesh me ndjekësit e saj. Gjatë kësaj bisede njëri nga fansat e ka pyetur nëse dëshiron të ketë fëmijë të tjerë. Ajo tha se për momentin nuk e ka një përgjigje, pasi shtatëzënia e parë ka qenë plot sfida.
Kam pasur një shtatëzani me të gjitha kompikacionet e mundëshme dhe ende më ka mbetur si traumë e gjithë ajo periudhë. Nuk mund të të jap këtë përgjigje tani. Mundohem ta marr vetën fizikisht dhe psikologjikisht", tha ajo./M.K/dritare.net