Këngëtarja Beatrix Ramosaj, është mjaft aktive në rrjete sociale dhe shpërndan shpesh me ndjekësit foto e video të ndryshme.
Megjithatë fotot e postuara së fundmi i kanë habitur fansat teksa Beatrix është shfaqur e veshur me një fustan të bardhë nusërie teksa qesh e lumtur.
Ajo duket rrëzëllitëse, megjithatë nuk e kemi parë të shfaqet asnjëherë kështu dhe as na ka lënë të kuptojmë se është duke hedhur një hap drejt martesës. Ndoshta bëhet fjalë për një projekt të ri muzikor, të cilin mund ta sjellë së shpejti. Megjithatë, ajo nuk ka zbuluar më shumë se për çfarë saktësisht bëhet fjala.
Ramosaj momentalisht është beqare që pas ndarjes nga aktori Donald Veshaj, një nga historitë më të përfolura të BBV./M.K/dritare.net