Donaldi dhe Beatrixi sqarohen: Këto debate do shfrytëzohen nga banorët!
E Diel 2 Janar 2022, 13:01
Dritare.net
Pas përfundimit të spektaklit të BBV, Donaldi dhe Beatrixi kanë diskutuar përsëri mbi debatet që kanë patur pasi u komentuan edhe nga banorët e tjerë dhe nga opinionistët. Disa ditë më parë çifti pati një debat ku Beatrix u zemërua pasi Donaldi nuk po i kushtonte vëmendje, gjithashtu mbrëmjen e djeshme është risjellë edhe debati i Beatrixit dhe Sarës, debat që më vonë solli edhe mërzitjen nga ana e Beatrixit pasi Donaldi mbrojti Sarën.
Gjatë diskutimit mes tyre pas spektaklit Donaldi tha se këto debate do të përdoren nga banorët e tjerë kundër tyre ndërsa Beatrixi u shpreh se teksa shihte veten në klipet që u transmetuan nuk kishte dalë mirë përpara publikut. /Xh.Xh/dritare.net