Donaldi flet për Borën: Nuk e di si mund t’i interpretojë gjërat jashtë
Dritare.net
Do apo nuk do Donaldi, Bora bëhet shpesh pjesë e shtëpisë më të njohur të vipave, në situate të ndryshme. Në sfidën e radhës, konkurrentët e BBV i thanë me shaka Donaldit të moderojë “Për’puthen”, ku prezantuese është ish-partnerja e tij, Bora Zemani. Aktori menjëherë është distancuar, duke kërkuar të mos e përfshijnë në diskutime.
Donaldi: Ku e di unë si i merr gjërat ajo jashtë
Beniada: Iku ajo histori. Mjaft! Jeta vazhdon përpara
Donaldi: Po patjetër, po thjesht nuk doja të mërzis njerëzit
Beniada: Jo, s’ka pse të mërziten
Beniada: Në spektakël pranohen këto gjëra
Donaldi: Pranohen, pranohen (qesh)
Beniada: Unë mendoj se vajzat shqiptare janë aq inteligjente, sa kur kuptojnë diçka, ecin përpara. Secili do shohë rrugën e tij.
Donaldi: Shpresoj
Beniada: Kështu do të jetë. Patjetër!/L.F-dritare.net